Pronari i BAR-RESTORANTIT pranë GJYKATËS Elbasan, konfirmohet me KORONAVIRUS
Konfirmohet me koronavirus pronari i një bar-restoranti pranë Gjykatës në Elbasan.
Bëhet me dije se 46-vjeçari ka takuar të paktën 12 persona të tjerë të cilëve iu është marrë tampon dhe priten rezultatet.
Sipas gazetarit Aldo Kozarja, 46-vjeçari ka vijuar të mbajë hapur biznesin e tij në kundërshtim me rregullat e vendosura nga qeveria. Dyshohet se i infektuar me koronavirus është edhe kasapi që furnizonte me mish lokalin e tij.
Kjo është vatra më e madhe e dyshuar e koronavirusit në Elbasan. Në këtë lokal ka pasu kontrakte 53 vjeçari që u infektua me COVID 19 në kuadër të kontakteve që ka pasur me pronarin e këtij lokali duke infektuar edhe gruan punonjëse e bankës së nivelit të dytë dhe dy vajzat 25 dhe 22 vjeç.
Ai tha për “AbcNews” se ka dyshime që gjatë ditëve të fundit, lokali i tij që ndodhet vetëm 10 metra larg Gjykatës së qytetit, është frekuentuar nga punonjës të policisë gjyqësore, gjykatës e prokurorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



