Protesta del jashtë kontrollit, digjen dy kamionçina të Bashkisë
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkisë së Tiranës, në dalje të Rrugës së Durrësit.
Djegia e automjeteve është shoqëruar me dëmtime të tjera në të njëjtën zonë. Demonstruesit kanë dëmtuar kangjella dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Tensionet nuk janë kufizuar vetëm në këtë segment rrugor. Protesta vijon përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Parlamentit dhe në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku janë raportuar incidente të tjera.
Ndërkohë, Policia vijon ndërhyrjet në zonat ku janë regjistruar përplasje, ndërsa raportohen edhe arrestime të protestuesve.
Djegia e dy kamionçinave i shtohet një serie incidentesh që kanë shoqëruar protestën në kryeqytet, duke rënduar më tej situatën dhe duke penguar lëvizjen e qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



