Protesta e dhunshme/ Xhafaj flet për skenarë të rëndë: Persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, protesta e sotme ka qenë një skenar i mirëorganizuar dhe se mes protestuesve ka pasur persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë penalë.
Sipas ministrit, kjo protestë ishte e nxitur për interesa politike dhe se qytetarët e thjeshtë kuksianë tha Xhafaj, u distancuan nga dhuna e ushtruar ndaj policisë.
“Sikurse e keni ndjekur nga mediat, manifestim i presupozuar paqësor u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër policëve.
Ggrupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë krimianle dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfrytëzuan tubimin.
Shpreh mbështetjen dhe respektin për ata qytetarë të një zone të dalluar për krenari e fisnikëri, që u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm dhe atyre që nxisin zjarrin e dhunën për interesa politike që sulmuan egersisht punonjësit e policisë dhe shkatërruan pasurinë publike dhe atë private.
Asnjë e drejtë s’mund të justifikojë sulmin kundër punonjësve të policisë së Shtetit dhe shaktërrimit të pronës publike dhe private.
Vlerësoh gjakftohtësinë e treguar nga punonjësit e policisë duke shmangur realizmin e skenarëve më të rëndë kriminalë për të cilat ishin dhe mbeten të interesuar individë të caktuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



