Protesta e naftëtarëve në Ballsh/ Rama diskuton çështjen e Rafinerisë me presidentin e Azerbajxhanit: Ja angazhimin që mora
Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Turqi edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev. Në një postim në Facebook, Rama thotë se kanë diskutuar edhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.
Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, shkruan Rama në Facebook.
Sot kryeministri Rama u takua në Turqi edhe me Presidentin Erdogan, me të cilin diskutoi një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



