Protesta e opozitës, mes 7 të proceduarve edhe 2 shtetas italianë
Mes shtatë personave të proceduar penalisht në lidhje me protestën e opozitës të mbajtur më 8 maj, rezulton se dy janë shtetas italianë.
Sipas raportimeve mediatike, ata janë ndaluar nga policia pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve gjatë tubimit.
Fillimisht, dy shtetasit janë shoqëruar në Komisariatin nr. 2, ndërsa më pas procedurat janë vijuar nga Komisariati nr. 1.
Burime bëjnë me dije se ndaj tyre po zhvillohen hetime në gjendje të lirë, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për rolin e secilit në incidentet e ndodhura gjatë protestës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



