E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e Opozitës, mësohet “vendstrehimi” i Ramës ditën e shtunë
Politikë

Protesta e Opozitës, mësohet “vendstrehimi” i Ramës ditën e shtunë

Teksa pritet zhvillimi i protestës së opozitës më 16 shkurt në Tiranë, kryeministri Edi Rama duket se e ka gjetur “vendstrehimin” e tij.

Kreu i qeverisë, gjatë kohës që opozita do të protestojë poshtë zyrës së tij, do të jetë në qytetin e Vlorës. Kjo bëhet e ditur nga ish ministri Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas deputetit të Vlorës, Rama do të jetë në qytetin bredgdetar në kuadër të takimeve të turit “Bashkia që duam!”.

“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit”, shkruan deputeti Damian Gjiknuri në Facebook.

Image

Edhe mbrëmjen e djeshme, teksa ishte në emisionin “Byro Politike”, ish kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të mos e pranonin kryeministrin ditën e shtunë, por ta rikthenin në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.