Protesta masive në Zvicër, qeveria u ndalon grave muslimane të mbulojnë fytyrën
Në Zvicër kanë shpërthyer protesta masive, pasi qeveria organizoi një referendum për mbajtjen e perçeve nga gratë muslimane.
51.5% e qytetarëve votuan pro nismës për ndalimin e grave muslimane për të mbuluar fytyrën plotësisht në rrugë, dyqane e restorante.
Perçet do të lejohen vetëm brenda vendeve të faljes dhe për “zakonet vendase”, ndërkohë që do të lejohet edhe mbulimi i fytyrës për probleme shëndetësore.
“Ky është qartë një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë,” tha Ines Al Shikh, një anëtar i Les Foulards Violets, për të drejta e myslimanëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



