E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta  për 25 vjeçarin qê vrau policia, plagoset këngëtari Stresi dhe një gazetar
Publik News

Protesta për 25 vjeçarin qê vrau policia, plagoset këngëtari Stresi dhe një gazetar

Dhjetëra të rinj janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protesta ka degjeneruar edhe në përplasje fizike me policinë. Gjatë protestës njërit nga qytetarëve i ka rënë të fikët, ndërsa protestuesit i kanë ardhur në ndihmë duke i dhënë ujë. Ndër të plagosurit ishte edhe një gazetar, ndërsa mësohet se gjatë përplasjes me policinë është lënduar edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i quajtur Stresi.

Po ashtu mësohet se edhe një polic është gjakosur gjatë përplasjes me protestuesit. Ata vijojnë akoma që të përplasen me efektivët e policisë, duke tentuar që të shqyejnë derën e Ministrisë së Brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.