E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta për shkollën në Mengel të Elbasanit, lirohet pas 6 orësh rruga, paralajmërohen protesta dhe nesër
Lajme

Protesta për shkollën në Mengel të Elbasanit, lirohet pas 6 orësh rruga, paralajmërohen protesta dhe nesër

Prindër e nxënës, që protestonin për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit, vendosën të lironin aksin Elbasan-Librazhd pas bllokimit prej rreth 6 orësh. Më herët gjatë ditës, radhë të gjata me automjete dhe drejtues të zemëruar nga vonesa u krijuan në këtë aks.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por, megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndertesës pak ditë më parë. Protestuesit paralajmëruan se do të protestonin sërish nesër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.