PROTESTA TE BUJQËSORI, REAGON VELIAJ: SHKOLLA DO NDËRTOHET NË TOKË PRIVATE! E TURPSHME HISTERIA E PD (KUNDËR EDHE REKTORI)
Prej tre ditësh një grup pedagogësh dhe studentësh protestojnë në Universitetin Bujqësor duke akuzuar se brenda kampusit kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re publike nga bashkia e Tiranës.
Pedagogët dhe studentët e kundërshtojnë një gjë të tillë. Protesta është mbështetur edhe nga anëtari i Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi.
Mirëpo, lidhur me këtë ka reaguar vetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas tij shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të ngrihet mbi një tokë private e cila është shpronësuar nga Bashkia e Tiranës për të plotësuar nevojat jetike të këtij komuniteti.
Kreu i Bashkisë nënvizon se ata të cilët lejuan mbi 200 ndërtime pa leje në këtë zonë heshtën, ndërsa e cilëson të turpshme sipas tij histerinë e përfaqësuesve të PD ndaj shkollës së re .
“Im atë ka kaluar një dekadë në U. Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80! Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp! Por akoma më turp sot histeria ndaj shkollës JETIKE për NJ.11 në tokë PRIVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë. TURP”, nënvizon Veliaj.
Më tej Veliaj siguron qytetarët se shkolla e re në Kodër Kamëz do të plotësojë të gjitha standardet.
“A e patë Liceun, Baletin, Kosovën? Mbajeni mend! Akoma më e bukur do jetë shkolla e rë në Kodër Kamëz – në një anë parashkollor e 9-vjeçare e në anën tjetër gjimnaz! Dizenjuar me pasion nga Stefano Boeri e investuar me dashuri nga Bashkia e Tiranës, do të jetë më e mira në Shqipëri”, shkruan Erion Veliaj.
Më tej kryebashkiaku nuk heziton të sulmojë edhe Malltezin. “Ty or çun të dhëntë Zoti jete sa me të gjatë qe ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd! Që do e degjeneroje PD të protestonte shkollen 9 vjeçare te Koder Kamzes në toke private e jo zaptimet e basteve në UBT, nuk e kishte endërruar asnje socialist! Jepi gaz!”, shkruan Veliaj në një postim në twitter.
Ndërkaq, kujtojmë se rektori i UBT Bahri Musabelliu është mbështetës i Partisë Socialiste, mirëpo edhe ky i fundit është kundër ndërtimit të shkollës në fjalë.
Më poshtë plani i shkollës që do ndërtohet:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






