E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROTESTË MASIVE NË KAKOME / Banorët dhe emigrantët shembin rrethimin 22-vjeç
Flash

PROTESTË MASIVE NË KAKOME / Banorët dhe emigrantët shembin rrethimin 22-vjeç

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë tokash në Kakome, emigrantë dhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit kanë protestuar këtë të diel në Kakome, duke kërkuar akses të lirë në një prej zonave më të lakmuara bregdetare të jugut.

Gjatë protestës, ata kanë shembur rrethimin që, sipas tyre, prej rreth 22 vitesh ka mbajtur të izoluar zonën dhe ka penguar hyrjen e qytetarëve në tokat e tyre dhe në plazh. Dy ditë para protestës së paralajmëruar, është hequr gjithashtu edhe porta metalike që ndalonte aksesin në këtë territor.

Sipas raportimeve, kompania “Riviera” në pronësi të biznesmenit Luan Leka, zotëron pronën në Kakome prej rreth 18 vitesh, pasi e ka marrë me qira nga shteti shqiptar për 99 vite në një proces që është konsideruar i debatueshëm. Ndërkohë, raportohet se Bashkia e Himarës ka ndërhyrë duke hequr portën metalike dhe telat në hyrje të Gjirit të Kakomesë, megjithëse ky informacion mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.

Misteri i kontratës 99-vjeçare:

Sipas të dhënave, e gjithë vonesa dhe përplasja lidhet me kompaninë “Riviera” në pronësi të biznesmenit Luan Leka. Kjo kompani e zotëron pronën në Kakome prej rreth 18 vitesh, pasi e ka marrë atë me qira nga shteti shqiptar për një afat prej 99 vitesh. Ky proces ka qenë historikisht i debatueshëm dhe i shoqëruar me akuza të forta për tjetërsim të pronave të banorëve autoktonë.

Në vendngjarje, banorët dhe emigrantët u shprehën të vendosur se nuk do të lejojnë më asnjë postbllok apo rrethim që t’u ndalojë hyrjen në det. Ata paralajmëruan se nëse rrethimet ringrihen, reagimi i tyre do të jetë edhe më i rreptë, duke kërkuar nga shteti të anulohet çdo kontratë abuzive që u merr tokën dhe u bllokon detin qytetarëve të thjeshtë për llogari të oligarkisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.