E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po filmonte pranë portës së shembur, dhunohet 46-vjeçari në Kakome
Lajme

Po filmonte pranë portës së shembur, dhunohet 46-vjeçari në Kakome

Një 46-vjeçar është dhunuar nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, ndërsa në momentin e ngjarjes ai deklaron se po filmonte zonën me telefonin e tij.

Bëhet fjalë për Gentian Papagjikën, i cili sipas dëshmisë së dhënë pas ngjarjes, është përballur me disa të rinj që po lëviznin me automjet në drejtim të plazhit të Kakomesë.

Sipas 46-vjeçarit, personat kanë ndaluar pranë tij dhe e kanë pyetur se përse po filmonte.

“Pse filmon?”, mësohet t’i kenë thënë të rinjtë, ndërsa situata më pas është përshkallëzuar, fillimisht me fyerje dhe kërcënime dhe më pas në përplasje fizike.

Si pasojë e dhunës, Papagjika ka pësuar dëmtime dhe fraktura në trup.

Pas ngjarjes, ai është transportuar fillimisht në Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të pësuara, 46-vjeçari është dërguar më pas në Janinë, ku po merr trajtim më të specializuar.

I përfshirë në protestat për Kakomenë

Gentian Papagjika është një prej personave që ka qenë aktiv në protestat e zhvilluara lidhur me shembjen e portës së Kakomesë, çështje që ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në zonë.

Pas denoncimit të ngjarjes, Policia është vënë në kërkim të personave të dyshuar për dhunën.

Burime bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë identifikuar nga policia dhe njihen në zonë edhe për përfshirje në disa ngjarje të mëparshme problematike.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.