E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestojnë  pronarët e skafeve dhe jet-skive: Po bllokohen pa shkak për një aksident!
Publik News

Protestojnë pronarët e skafeve dhe jet-skive: Po bllokohen pa shkak për një aksident!

Mëngjesin e sotëm, pronarë fhe administratoeë mjetesh lundruese të tipit skafe, gomone, apo edhe jet-ski kanë dalë në protestë përpara Policisë Kufitare në Vlorë.

Ata po protestojnë për rikthimin e mjeteve lundruese të konsfiskuara nga Policia e Shtetit pas tragjedisë së ndodhur në Potam.

Protestuesit thonë se kjo nuk duhet të ndodhte në kulm të sezonit turistik pasi kanë taksa e fatura për të paguar. Ata shtojnë se penalizohen nëse nuk i paguajnë dot pasi “janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë”.

Për ta, bllokimi ka ndodhur pa arsye për shkak të një aksidenti, pasi dokumentet i kanë të rregullta e paguajnë edhe sigurime shoqërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.