Protestues, keni arritur të paimagjinueshmen! Falë jush nafta u ul 600 lekë!’
Mesazhe të fuqishme janë duke u dhënë në këto momente përpara godinës së Qeverisë.
Protestuesi:
“Kryeministri duhet ta kuptojë se në atë zyrë nuk është për një apo 100 njerëz por për të gjithë qytetarët dhe nuk ulet për të gjithë, ata do të jenë këtu përpara!
Ja që vjen një ditë që qytetarët e gjejnë njeri tjetrin, që qytetarët bëhen bashkë.
Ndaj ne kërkojmë t’i themi stop abuzimit, stop arrogancës, të kërkojmë kthimin e ligjit, kthiminn e institucioneve në punë te një shteti që punon për pak, një shteti që ua jep tenderat pakëve, që ua jep shëndetësinë pak njerëzve.
Ju keni bërë të paimagjinueshmen! Falë jush ne kemi parë se si çmimi i naftës të bjerë me 600 lekë!
Falë qëndresës suaj, edhe pse paga është e pamjaftueshme, ju keni fituar një palo pakete rezistence, palo paketë, por e keni fituar ju,
Falë jush shpenzimet e kësaj qeveria, kanë filluar që të ndryshojnë që ministrat që e ndiznin makinën dy orë para për ta ngrohur, jua ua pretë.
Falë jush kanë premtuar se do të ndalin spekullimin. Falë jush ai e kuptoi se këto nuk mjaftojnë, se qytetarët kanë nevojë për dinjitet!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



