Protestuesi i moshuar thirrje të fortë nga sheshi: Mos u dorëzoni!
Protestuesi i moshuar nga sheshi: Rama dhe Berisha janë përgjegjës, do të mbajnë burgun
Protesta para godinës së Kryeministrisë vijoi edhe këtë mbrëmje me pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa një protestues i moshuar përcolli një mesazh të fortë kundër klasës politike, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga qëndresa.
Në fjalën e tij, ai akuzoi njëkohësisht kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar si përgjegjës për gjendjen e vendit.
“Të mos dorëzohemi përballë këtij krimineli si Edi Rama. Rama dhe Berisha janë kriminelë! Këta duan të mbajnë pushtetin, por do mbajnë burgun,” u shpreh protestuesi.
Ai deklaroi më tej se reagimi i qytetarëve në shesh tregon se, sipas tij, sistemi aktual ka humbur mbështetjen e popullit dhe se kryeministri nuk gëzon më legjitimitet.
“Nuk ka surrat më të dalë përballë popullit! Ka qytetarë në këtë vend! Rama i ka ditët e numëruara!” tha ai, mes duartrokitjeve të protestuesve.
Deklaratat e protestuesit përfaqësojnë qëndrimet e tij personale të shprehura gjatë tubimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



