E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit e shtrirë dhe lidhur përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat
Lajme

Protestuesit e shtrirë dhe lidhur përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve ku disa protestues të arrestuar shfaqen të shtrirë përtokë, duke sqaruar rrethanat në të cilat janë filmuar personat.

Sipas versionit zyrtar të Policisë së Tiranës, personat e shfaqur në video nuk ndodheshin në ambientet e komisariatit, por në një institucion shtetëror ku, sipas autoriteteve, ishin kapur në flagrancë teksa tentonin të hynin dhe po sulmonin punonjësit e Policisë.

Uniformat blu sqarojnë se pamjet pasqyrojnë momentet e para të ndërhyrjes dhe neutralizimit të personave në vendngjarje. Pas këtij momenti, ata janë shoqëruar nga shërbimet e Policisë në komisariat.

Reagimi pas publikimit të videos

Reagimi vjen pas qarkullimit të videos në rrjetet sociale, e cila ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e shoqërimit të protestuesve dhe vendin ku janë filmuar.

Në deklaratën e saj, Policia thekson se personat nuk ndodheshin as në dhomat e shoqërimit në komisariat dhe as në ambientet e bllokut të sigurisë, por në momentin kur po neutralizoheshin gjatë ndërhyrjes policore.

Versioni zyrtar

Deri më tani, sqarimi i autoriteteve përfaqëson versionin zyrtar mbi rrethanat e pasqyruara në video.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.