E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revoltë e përgjakshme në Tiranë, të plagosur protestues, policë e gazetarë
Flash

Revoltë e përgjakshme në Tiranë, të plagosur protestues, policë e gazetarë

Të dhënat e përditësuara në orën 20:30 tregojnë se disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë.

Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës (SUT), katër protestues po trajtohen dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy kalimtarë janë shtruar në spital, gjithashtu jashtë rrezikut.

Ndërkohë, gjashtë efektivë policie dhe dy punonjës të medias janë larguar nga spitali pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

QSUT: Një kalimtar nga trupi diplomatik po merr trajtim

Edhe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) raportohet për persona që kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidenteve të protestës.

Sipas informacionit të përcjellë, një kalimtar, i cili është punonjës i trupit diplomatik, po merr trajtim mjekësor. Katër protestues kanë marrë mjekimin dhe janë larguar nga spitali.

Në mesin e të lënduarve raportohet edhe një gazetar, i cili ka pësuar goditje në kokë nga një tullë ose gur.

Përplasjet gjatë protestës janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës, hedhjen e sendeve të forta dhe ndërhyrjen e forcave të policisë. Situata ka vijuar të mbetet e tensionuar edhe gjatë mbrëmjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.