E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit përplasen me Pirro Vengun: O hajdut, o kriminel
Lajme

Protestuesit përplasen me Pirro Vengun: O hajdut, o kriminel

Tensionet janë rritur këtë të hënë përpara Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë të mbledhur kundërshtojnë reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste.

Protesta zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po shqyrtohet nisma për ndryshimin e hartës administrative të vendit. Drafti parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke përfshirë 15 bashki në një proces riorganizimi dhe bashkimi me bashki më të mëdha.

Mes protestuesve dhe figurave politike të pranishme në zonën e Kuvendit ka pasur edhe përplasje verbale.

Ish-ministri Pirro Vengu, teksa ka hyrë në ambientet e Kuvendit, është pritur me thirrje dhe akuza nga protestuesit që ndodheshin jashtë godinës.

“O hajdut i Edi Ramës!”, “Shqipëria e shqiptarëve!” dhe “Vdekje tradhtarëve!” ishin disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë momentit të kalimit të Vengut.

Protesta vjen në një ditë kur reforma territoriale është kthyer në një nga çështjet kryesore të debatit politik. Banorë nga disa prej bashkive që preken nga riorganizimi kanë kundërshtuar ndryshimet, duke kërkuar që njësitë e tyre vendore të vijojnë të funksionojnë si bashki më vete.

Ndërkohë, mazhoranca e ka argumentuar reformën me nevojën për një administrim më efikas të pushtetit vendor. Socialistët kanë deklaruar se koncepti i propozuar është bashkimi i bashkive dhe jo zhdukja e tyre, ndërsa kundërshtarët e projektit e shohin ndryshimin e hartës si një cenim të përfaqësimit lokal.

Debati pritet të vijojë në Kuvend, ndërsa protesta para godinës ka shoqëruar diskutimet për hartën e re territoriale dhe fatin e bashkive që përfshihen në riorganizim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.