E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pirro Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë
Lajme

Pirro Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë

Ish-ministri Pirro Vengu ka reaguar pas protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur qëndrimin e tij kundër dhunës dhe ndërhyrjeve politike në kauzën e të rinjve.

Në reagimin e publikuar, Vengu vlerëson se studentët kanë zërin dhe arsyet e tyre për të protestuar, por nuk duhet të përdoren nga aktorë politikë për interesa të tjera. Ai thekson gjithashtu se e drejta për të protestuar shoqërohet me të drejtën për të mos marrë pjesë në tubime.

“Unë besoj se Shqipëria është e bekuar me të rinjtë që ka. Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin!”, shkruan Vengu.

Reagimi i plotë:

Unë besoj se Shqipëria është e bekuar me të rinjtë që ka. Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin!

Studentët nuk kanë nevojë për suplement politik që t’i orientojë, as për kujdestarë që të flasin në emër të tyre. Ata kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar. Po aq sa kanë të drejtën të zgjedhin të mos protestojnë.

Shqetësimet dhe aspiratat e tyre meritojnë të dëgjohen. Por dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze. Zemërimi dhe pakënaqësia nuk i përligjin. Ata që ushtrojnë dhunë verbërisht e pastaj fshihen pas studentëve, po e përdorin kauzën e tyre.

Pedagogët që kërcënojnë me ulje notash ata që nuk protestojnë, apo deputetët që kërkojnë të rishpikin veten në kurriz të dilemave dhe aspiratave legjitime të rinisë, vetëm sa e thellojnë hendekun e besimit me një brez që paragjykohet shumë dhe dëgjohet pak.

Të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe të vendosin vetë. Edhe kur protestojnë. Edhe kur zgjedhin të mos protestojnë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.