E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse amerikanët nuk nxjerrin provat për Berishën? Curri: Po i ruajnë si kartë të fundit, vepruan ndryshe me Tom Doshin
Publik News

Pse amerikanët nuk nxjerrin provat për Berishën? Curri: Po i ruajnë si kartë të fundit, vepruan ndryshe me Tom Doshin

Pyetjes se përse ambasada amerikane dhe DASH, nuk i publikojnë provat e korrupsionit të Sali Berishës, Arjan Curri i’u përgjigj duke thënë se mund të jenë duke i ruajtur si një “kartë e fundit”, ku mund të futet edhe SPAK në lojë.

I ftuar në emisionin “Të Pakepozuarit” në MCN TV, Curri tha se amerikanëve vepruan krejt ndryshe me Berishën, se në rastin e Tom Doshit, kur ato që i konsiderojnë prova, i dorëzuan në prokurori.

“Kur u pyet për zotin Tom Doshin, ajo [ambasadorja] tha janë provat, ja kemi çuar prokurorisë.  Për zotin Berisha thotë keni sytë, shikojini i keni aty.  Do të thotë që në rastin e Berishës, ambasadorja ka zgjedhur të ndjekë strategji më shumë politike sesa juridike. Sot del dhe thotë është ashiqare, cfarë prova doni?

Dyshoj që ambasada dhe DASH, e ka ruajtur për kartë të fundit dhënien e provave dhe mund të fusë edhe SPAK-un në lojë.

Nëse sheh që zoti Basha, rrezikohet shumë, mund të hyjë edhe SPAK, prandaj nuk i ka nxjerrë provat deri tani“, tha Curri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.