E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse është absurde që t’i vihet taksë “Rrugës së Kombit”? E shpjegon Spartak Ngjela
Lajme

Pse është absurde që t’i vihet taksë “Rrugës së Kombit”? E shpjegon Spartak Ngjela

Rrugën e Kombit nuk e ka ndërtuar njeri tjetër përveçse vetë populli shqiptar, me taksat e dhëna në buxhetin e shtetit, e kësisoj në asnjë mënyrë nuk mund të japë apo pranojë të paguajë taksë për të.

Është ky gjykimi i prerë i avokatit Spartak Ngjela, i cili shkruan në rrjetin social se është absolutisht e paligjshme aqsa dhe e palogjikshme që kryeministri i vendit të detyrojë shqiptarët për të paguar një taksë për rrugën të cilën ata e kanë paguar përmes taksave të tyre. Sipas Ngjelës, kryeministri ose duhet të zbatojë ligjin ose të lërë karrigen dhe të largohet nga posti i tij, pasi po bën të mundur zhvatjen e shqiptarëve përmes një takse që atyre nuk u takon ta paguajnë, dhe njëkohësisht pasurimin e korrupsionit shqiptar.

Madje Ngjela bën një analogji mes sjelljes së Enver Hoxhës dhe kultit të tij nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ngjashmërinë mes veprimeve të Edi Ramës me të parin.

NGA SPARTAK NGJELA

Terminalet e pagesës në një rrugë ka të drejtë t’i vendosë vetëm konçesionari që e ka ndërtuar rrugën ose autostradën me paratë e tij. Sepse ky do të nxjerrë paratë e investimit.

Kurse, kur rruga është ndërtuar me paratë e popullit, nuk ka pagesë.

Ky është ligji amerikan, sepse ky është koncepti i tregut të lirë dhe të drejtë.

Prandaj; Rrugën e Kombit e ka ndërtuar populli me taksat e tij, dhe fitimet i merr konçesionari duke rropatur popullin që e ka paguar vetë rrugën … Dhe, sigurisht, rrjedhimisht, këtu fiton edhe korrupsion i shqiptar.

E shikoni se ku jemi?

Zbato ligjin Rama ose ikë… Se vepra penale që po kryen është shumë e rëndë.

E gjithë kjo shkelje e madhe e parimeve të tregut dhe korrektesës së shtetit vjen si pasojë e faktit që ky kryeministër, i bllokuar nga financimi perëndimor, nuk ka para për shtetin

Por, në një rast të tillë, nuk dërrmohet dinjiteti i popullit për pushtetin e Ramës, por ikën Rama që kryeministri i pranuar nga Perëndimi të fillojë financimin normal të zhvillimit shqiptar.

Masat restriktive të fiskut, i kanë bërë vetëm tiranitë mesjetare.

Por më i rëndë është fakti se historia antishtet në Shqipëri po përsëritet me ngjashmëri të plotë.

ll.

Koncepti që korrupsionin kryeministror Rama ka për taksimin e Rrugës së Kombit, është përsëritje e pushtetit individual si kult kriminal i Enver Hoxhës.

Njëlloj si Enver Hoxha, që, embargon që i kishin vënë të gjitha vendet europiane si të inkriminuar kundër popullit të tij, ia kaloi të gjithë vuajtjes së shqiptarëve në rropatjen e tyre kooperativiste. Dhe gjithçka për të siguruar paratë që të vazhdonte pushtetin e tij kriminal.

Për të gjitha këto; Rama duhet të japë dorëheqjen se ka fyer shqiptarët me metoda enveriste të mbajtjes së pushtetit personal.

Rropatja banditeske kooperativiste kundrejt shqiptarëve ka marrë fund. Dhe Rama, nëse nuk e kupton, duhet ta dijë se, akti i taksimit që po ndërmerr, është vepër penale shumë e rëndë, sepse, edhe nëse grabit popullin me taksa antiligjore dhe antikushtetuese, përsëri për të mbajtur pushtetin, je në korrupsionin më të përbindshëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.