E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pse më sheh”, shqiptarët konfliktohen me thika në Greqi
Lajme

“Pse më sheh”, shqiptarët konfliktohen me thika në Greqi

Një festë me muzikë dhe valle kretase, e organizuar nga Shoqata e Kretasve të Metamorfosis në Athinë, përfundoi në një përleshje të dhunshme në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 pas mesnate në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou dhe rezultoi me plagosjen e katër personave, tre prej të cilëve janë shqiptarë, ndërsa i katërti është një shtetas grek me origjinë nga Kreta.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa. Shkak u bë një keqkuptim i thjeshtë, që u shoqërua me fjalët: “Pse më sheh? Lëviz të kaloj”, e që shumë shpejt u kthye në një përplasje masive.

Siç raporton VoxNews, “përleshja përfshiu rreth 20 persona dhe u përdorën mjete të mprehta, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.”

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin KAT të Athinës. Më konkretisht:

Dy shqiptarë, të lindur në vitet 1999 dhe 2000, kanë marrë plagë serioze në kraharor, brinjë dhe në zonën e sqetullës;

Një grek i lindur në vitin 2000, u godit në pjesën e mesit me një mjet të mprehtë ndërsa përpiqej të ndërhynte për të ndalur përleshjen;

Një tjetër shqiptar, po ashtu i lindur në vitin 2000, ka plagë në krah, brinjë, kraharor dhe mavijosje në fytyrë.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar tërësisht rrethanat e incidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.