Pse mungoi Rama në festën e 15 vjetorit të një prej televizioneve të para shqiptare, “News 24”.
Mbrëmja gala e televizionit të fuqishëm, Rama i habit të gjithë me mungesën e tij, arsyeja Meta?
Kryeminsitri Edi Rama nuk ka vendosur të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në festën e 15 vjetorit të një prej televizioneve të para shqiptare, “News 24”.
Në këtë mbrëmje gala të organizuar në “Pallatin e Kongreseve” kanë marrë pjesë figura të shumta të njohura, nga politikanë, gazetarë, prezantues e të tjerë. Mbi të gjithë vihet re prezenca e Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Nuk dihet nëse arsyeja e mungesës së Ramës në këtë mbrëmje, ka qenë prezenca e Metës, situata aktuale e tensionuar në lidhje me akuzat kundrejt Tahirit, apo nëse ka qenë diçka tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



