Pse po irritohet Kurti për protestën e UÇK-së në Tiranë?
Në një shkrim të tij të fundit, Ylli Pata thekson se Vetëvendosja e Albin Kurtit, e cila vetëdeklarohet si parti nacionaliste dhe mbrojtëse e UÇK-së, po përballet me dilema të mëdha politike.
Ndërsa një prej drejtuesve të saj akuzohet në Hagë, partia organizon protesta në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, por në të njëjtën kohë Kurti sulmon Edi Ramën për një protestë të ngjashme në Tiranë.
Pata nënvizon se pas këtyre lëvizjeve qëndrojnë interesat elektorale, veçanërisht gara për komunat kryesore të Kosovës, ku Vetëvendosja përpiqet të ruajë pozitat e saj duke balancuar mes nacionalizmit dhe politikave pragmatike.
“Në parim, një partie që e quan veten nacionaliste si Vetëvendosja e Albin Kurtit, një rrjet protestash në mbrojtje të UÇK-së he liderëve të saj në Hagë nuk ka përse t’i bëjë keq. Aq më shumë, që njëri nga të akuzuarit në Hagë është as më shumë e as më pak por kreu i grupit parlamentar të partisë së Albin Kurtit.
Po përse atëherë, Kurti, u ul në tastierën e dhomës së baltës, siç quhet qoshja e agjitpropit që e drejton personazhi misterioz nga Shqipëria, që e sulmojnë egërsisht opozita dhe media opozitare në Kosovë, dhe sulmoi Edi Ramën për protestën e nesërme në mbrojtje të UÇK-së në Tiranë?
Arsyeja duket është politike por me dy objektiva, një të afërt dhe një më të largët. Të afët është se Vetëvendosje e Albin Kurtit synon të fitojë komunat e Prishtinës dhe Mitrovicës që është në balotazh, të cilat edhe pse është në disavantazh edhe mund të rikuperojë.
Gara më e rëndësishme dhe më e mundshmja është ajo e Mitrovicës. Ku kandidati i Kurtit, Faton Peci është jo shumë larg me vota atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit, i cili është gjithsesi në vend të parë.
Tahiri, është një politikan energjik i rid he përfaqëson jo thjesht një gjeneratë të re, por edhe trashëgimin e nj familje të lidhur ngushtësisht me luftën dhe UÇK-në.
Ndërkaq, Faton Peci, pjesë e listës Guxo të Donika Gërvallës, përfaqëson atë grup që dikur ka qenë në LDK dhe më shumë i përket krahut passivist apo atë të papërfshirë gjatë kohës së luftës.
Ndërkaq, në Prishtinë, kandidati i Albin Kurtit, Hajrullah Çeku është në balotazh me Përparim Ramën e LDK-së. përkatësisht kryebashkiakut në fuqi, i cili me një lëvizje të shkathët ka organizuazuar disa autobusë për veteranët që do të vijnë nga Tirana, duke u financuar pagesën e rrugës. Një lëvizje, që edhe në mos qoftë politike, është një gjest i hapur bujarie ndaj elektoratit ë në raundin e parë ka votuar PDK-në në kryeqytetin e Kosovës. Kandidati i së cilës, Uran Ismaili, mori 28% të votave.
Vetëvendosje është në balotazh edhe në Prizren, qytet tjetër i rëndësishëm, por mundësia për të fituar është thuajse zero. Gjithsesi Mitrovica është më e rëndësishmja për Kurtin, edhe pse është e mundshme, por edhe se përbën ashtin e politikës së tij 5 vjeçare.
Atë të “çlirimit” të veriut. i gjendur në disfate nga fitorja edhe më e madhe e Listës Serbe jo vetëm në veri, por edhe në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë, si dhe nga qënia gjithkund i dyti, tani nacionalisti Albin po kërcen në krahun tjetër duke u dukur kosovarocentrist.
Të shtunën e shkuar, kur Shqipëria fitoi me Serbinë në futboll. Një agjittprop i dhomës së baltës së Mihalit shkroi se nuk pajtohej me gëzimin në Kosovë për fitoren e Shqipërisë. Pasi siç theksoi ai në Shqipëri as nuk e dinë kur ka lojë Kosova, le më që të gëzohen. Por kur në Goteborg, në ndjeshjen ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, u shpalos një Flamur gjigand kuqezi, irritimi i establishmjentit të partitë të kurtit arriti majën.
Në fakt, nacionalizmi me garuzhde që ka hedhur për vite e vite në fytyrat e njerëzve nëpër rrjete apo mitingje i është kthyer si një boomerang, e sipas gjasave mund të bëhet edhe fundi i tij politik. Jo vetëm afatshkurtë, pra në balotazh, por edhe më gjatë. Ku fati i tij politik që ishte burgosja e Hashim Thaçit dhe krerëve të tij politik, mund të kthehet shumë shpejt edhe në varrin e tij politik, por përfundimtar. Ndaj dhe është irrituar me Edi Ramën, i cili realisht nuk se e ka trazuar shumë, thjesht duket se e ka duruar pak si tepër…”, shkruan Ylli Pata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



