E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Rama nuk u tregon shqiptarëve nga e ka marrë vaksinën?
Publik News

Pse Rama nuk u tregon shqiptarëve nga e ka marrë vaksinën?

Elona Caslli

Kryeministri i Shqipërisë nuk është autorizuar t’i tregojë popullit që udhëheq se nga i cili vend i mori vaksinat, por e këshillon popullin ta bëjë vaksinën.
Me pak fjalë, vaksina trajtohet nga Rama, si çamçakizat që na sillnin në kohën e Dullës sportistët që udhëtonin jashtë vendit.
Ne e hanim me shumë dëshirë, pa pyetur nga vinte dhe sa kishte kushtuar.

Megjithatë si certifikatë sigurie, Rama do të veprojë si vijon;
Do ta bëjë vetë vaksinën i pari dhe pas tij do ta bëjnë mjekët e tij. Kush janë mjekët e tij?!

Ata që u rreshtuan në prag fundviti para Ramës dhe pranuan me plot mirënjohje ” Panettone-n” që baba u la mbi asfalt.

Post Scriptum- Rama, ajo çka ti orvatesh të na e servirësh si certifikatë sigurie, në të vërtetë është një certifikatë pasigurie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.