E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse SPAK s’heton oligarkët që thithën miliarda nga buxheti i shtetit?
Flash

Pse SPAK s’heton oligarkët që thithën miliarda nga buxheti i shtetit?

Rasti “Gjoka Konstruksion” dhe Tuneli i Llogarasë – Manuali i vjedhjes së parave publike

Ndërsa SPAK trumbeton luftën ndaj korrupsionit dhe disa zyrtarë publikë përfundojnë në pranga, qytetarët me të drejtë pyesin: ku janë hetimet për oligarkët që kanë ndërtuar pasuri marramendëse mbi taksat e shqiptarëve? Pse drejtësia e re prek vetëm letrat dhe jo duart që mbajnë thesin? Pse ndalemi tek titullarët, ndërsa miliardat përfundojnë në xhepat e privatëve të njëjtë, prej më shumë se një dekade?

Sot e nisim me një emër që ka qenë prej vitesh në qendër të veprave publike të mëdha: Rrok Gjoka. Oligarku i ndërtimit që ka shënuar historikun e aferave më të mëdha infrastrukturore në vend, përfshirë Tunelin e Llogarasë, një nga projektet me kostot më të larta dhe më të dyshuara të viteve të fundit.

Skema e Llogarasë: si ndryshoi tenderi dhe kush përfitoi milionat

Fillimisht, Gjoka Konstruksion doli me ofertën më të ulët për ndërtimin e tunelit – rreth 140 milionë euro. Por tenderi u anulua nga Vis Berberi, nominalisht për arsye procedurale. Në fakt, duket se një dhënie direkte e një kontrate të tillë për të njëjtën kompani që kishte fituar miliona më parë, do ishte shumë e ekspozuar publikisht.

Çfarë ndodhi më pas?

U hap një tender i ri, këtë herë me fitues konsorciumin turk Intekar Yapi & ASL, me vlerë rreth 170 milionë euro. Por në terren punimet i kryente sërish Gjoka Konstruksion, ndërsa turqit shërbyen si fasadë fituese. Diferenca mes ofertës së parë dhe asaj të dytë – 30-32 milionë euro – dyshohet se ka përfunduar në skemën e përfitimit të oligarkut.

Pra, tenderi u rihap, çmimi u rrit dhe paratë mbaruan në të njëjtin vend. Një metodë klasike për të legalizuar grabitjen me dokumente të rregullta.

Hapet tuneli – mbyllet tuneli. Kush mban përgjegjësi?

Në vitin 2025, Gjoka Konstruksion – përmes emrit të partnerit turk – fiton edhe tenderin për mirëmbajtjen dhe operimin e tunelit. Tuneli u inaugurua me brohoritje, por u mbyll pak muaj më pas, për shkak të dyshimeve serioze për cilësi punimesh, probleme teknike dhe mungesë kolaudimi të standardizuar. Qindra milionë euro u shpenzuan, ndërsa siguria e qytetarëve mbeti në pikëpyetje.

Në skenën publike u dogj vetëm figura politike – Belinda Balluku. Por oligarku që ndërtoi, përfitoi dhe menaxhoi projektin me çmime të fryra, as nuk u prek dhe as nuk u thirr. Thua se miliardat janë pa pronar.

Pse SPAK nuk e sheh Gjokën?

SPAK ka treguar se mund të arrestojë ministra, drejtorë dhe zyrtarë. Por pa hetuar oligarkët – burimin e fitimit të korrupsionit, sistemi mbetet i cunguar. Nuk mjafton shembja e një hallke politike nëse zinxhiri i interesit ekonomik mbetet i paprekur.

A është i paprekshëm Rrok Gjoka?

Kush e mbron?

Pse tenderat miliona euro vazhdojnë të qarkullojnë midis të njëjtëve emra?

A do kemi ndonjëherë hetim që ndjek rrjedhën e parasë, jo thjesht firmën mbi dokument?

Tuneli i Llogarasë është vetëm një kapitull i një historie shumë më të madhe. Publik.al do të vijojë me dokumente, kontrata dhe skema të tjera të koncesioneve dhe tenderëve ku dyshohet se janë zhdukur qindra milionë euro nga taksat tona.

Drejtësia që ndëshkon vetëm zyrtarin e radhës, por jo përfituesin final, nuk është drejtësi.

Është fasadë.

Nëse duam një shtet që funksionon, duhet të kërkojmë hetim deri në oligarkë, jo vetëm deri te vula institucionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.