E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse s’u zbuluan dot porositësit e vërtetë të kokainës? Policia nuk e vëzhgoi më gjatë sepse…
Lajme

Pse s’u zbuluan dot porositësit e vërtetë të kokainës? Policia nuk e vëzhgoi më gjatë sepse…

Kapja e mbi 6 kuintalëve kokainë në Portin e Durrësit përveç anës pozitive të sekuestrimit të sasisë më të madhe të kësaj droge në rajonin e Ballkanit, ka nxjerrë në pah edhe nje fakt tjetër.

kokaine-vezhgimPamjaftueshmëria e kapaciteve policore për ta çuar deri në fund hetimin për këtë sasi të konsiderueshme droge, e cila është zbuluar pa asnjë hetim proaktiv, por falë vigjilencës së hetimit doganor në portin e Durrësit.

Dhe në të tilla raste, mbajtja nën vëzhgim e ngarkesës dhe zbulimi i personave të interesuar, përveç atyre që presin mallin, janë çelësi i suksesit për të shkuar tek porositësit e vërtetë të lëndës narkotike.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, me shumë gjasa për mungesë të kapaciteteve njerëzore dhe jo vetëm.

Burime pranë organit të akuzës janë shprehur për Top Channel se prokuroria ka insistuar dhe nuk ka lejuar që kontenieri me kokainë të hapej në Portin e Durrësit, por të mbahej nën vëzhgim me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Por në fund edhe prokuroria është dorëzuar, duke bllokuar lëndën narkotike pas mbërritjes në magazinat e firmës, që kishte porositur ngarkesën e ligjshme.

Burimet u shprehën se kaq janë kapacitetet dhe se nuk mund të mbanin më tej nën vëzhgim një sasi të tillë droge të fortë.

Dhe ndoshta për këtë arsye në prangat e policisë kanë rënë vetëm shoferi i kamionit dhe shoqëruesit e ngarkesës së ligjshme./TCH/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.