Pse u anulua tenderi për ruajtjen e Postës Shqiptare? Drejtori Ervin Bushati përgjigjet në Zona Zero
Pak ditë më parë një postë në Tiranë u grabit nga dy adoleshentë me pistoletë lodër. Kjo ngriti shqetësimin tek qytetarët për sigurinë e produkteve të tyre.
Drejtori i Postës Shqiptare, ish-deputeti i PS, Ervin Bushati, ka anulluar tenderin për ruajtjen e godinave të Postës në Shqipëri.
Nuk dihen arsyet e anullimit të këtij tenderi, i cili ofron sigurinë e objekteve të Postës Shqiptare, në të cilën ndodhen shuma të ndryshme parash.
Pse është anuluar ky tender?
“Ishte një rast adoleshentësh që u kapën shumë shpejt, me një shifër minimale. Ky është rast i izoluar, nuk ka asnjë problem për qytetarët. Të gjitha pikat e postës që duhet të ruhen, po ruhen. Ne së fundmi kemi edhe shërbimin “Illyrian Guard” që është dhe shërbimi i ofruar nga Ministria e Brendshme.
Gjithçka është në sinkron me Policinë e Shtetit. Është vendim i marrë nga shoqëria, ne jemi shoqëri publike me 100% aksionerë nga ministria e Ekonomisë. Tashmë ruhemi nga “Illyrian Guard”, pra çdo gjë është e ruajtur.
Ka pasur një zhvendosje, ka kaluar kontrata. Ashtu si ka kaluar në Tiranë, do kalojë dhe në Shqipëri. Jo të gjitha qendrat kanë roje. Ne mendojmë gjithmonë postën si një vend shpërndarje dhe me zyrat që ka, i ofrojmë të gjithë qytetarëve shërbim të mirë kudo që janë. Nuk duam të kemi probleme me qytetarët, me ruajtjen e tyre, me punonjësit e postës dhe të minimizojmë aksidentet,” tha Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



