E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse vajzat martohen  në moshë  shumë të re në Shqipëri 
Publik News

Pse vajzat martohen në moshë shumë të re në Shqipëri 

Nurmi i këtyre martesave  vijon të mbetet e lartë.

Statistikat e martesës sipas moshës tregojnë një Shqipëri tjetër, ku mijëra gra martohen sapo mbushin moshën minimale ligjore dhe ku diferenca tipike moshore në martesë është mbi 5 vjet.

 

Në krahasim me kaq shumë vajza që martohen në moshë të hershme, INSTAT raporton se vetëm 120, ose 0.5% e dhëndurëve kishin këtë moshë.

Martesat në moshë të hershme janë vetëm një nga treguesit e pabarazisë gjinore që shfaqet te të dhënat demografike të vendit. Mosha mesatare e martesës dhe diferenca tipike meshkuj-femra është një tregues tjetër. Në vitin 2017, vajzat e martuara kishin moshë mesatare 26.5 vjeç ndërsa djemtë kishin moshën 31.5 vjeç, ku në mënyrë tipike, dhëndurët ishin 5 vjeç më të rritur se nuset.

Mosha mesatare e martesës është rritur me shpejtësi gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1991, vajzat martoheshin mesatarisht 22.8 vjeç ndërsa djemtë 27. Diferenca moshore u rrit gjatë këtyre dekadave nga 4.2 deri në 6 vjet ndërsa ka pësuar një rënie të lehtë përgjatë pesë viteve të fundit.

Martesat e grave në moshë të mitur konsiderohen si pengesa të konsiderueshme për zhvillimin e tyre shoqëror ndërkohë që hendeku gjinor në martesë me meshkuj dukshëm më të moshuar se sa femrat përforcon tiparet tradicionale të një shoqërie ku gratë janë nën kontrollin e burrave.

Numri i grave të martuara nën 19 vjeç duhet të shihet ngushtë e lidhur me numrin e lindjeve nga nëna në këtë moshë. Në vitin 2017 pati 1700 lindje nga nëna nën moshën 19 vjeç. Afërsisht 45% e të gjitha grave të martuara nën 19 vjeç patën fëmijë brenda vitit të parë të martesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.