E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse vendosi kamerat? Zbardhet dëshmia e Adi Hilës për videot intime
Lajme

Pse vendosi kamerat? Zbardhet dëshmia e Adi Hilës për videot intime

“Kisha frikë se mos më grabisnin”

Kompozitori Adi Hila ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje për më shumë se një orë lidhur me kamerat e vendosura në pronën e tij dhe publikimin e materialeve intime.

Gjatë marrjes në pyetje, Hila ka pranuar se ka qenë ai që ka instaluar kamerat në banesë, por ka mohuar se pajisjet janë vendosur me qëllim regjistrimin e momenteve intime.

Sipas versionit të dhënë prej tij, kamerat kanë pasur funksion sigurie. Hila ka shpjeguar se në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur raste vjedhjesh dhe për këtë arsye kishte vendosur të monitoronte pronën.

Ai ka deklaruar se kamerat ishin shpërndarë në disa pika të pronës, si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në hapësirat jashtë banesës, me synimin për të parandaluar apo evidentuar raste të mundshme vjedhjeje.

Kamerat ishin vendosur që në vitin 2022

Një tjetër element i përmendur në dëshminë e tij lidhet me kohën e instalimit të pajisjeve. Hila ka deklaruar se kamerat ishin vendosur që në vitin 2022, shumë përpara se materialet intime të nisnin të publikoheshin dhe të shkaktonin reagimet e ditëve të fundit.

Sipas tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk dispononin memorie për ruajtjen e pamjeve. Pajisjet, sipas deklarimit të tij, funksiononin online dhe pamjet nuk ruheshin në një sistem lokal.

Sa i përket publikimit të videove intime, Hila ka deklaruar se ka mësuar për ekzistencën dhe qarkullimin e tyre nga disa miq. Ata e kanë informuar se materialet kishin dalë në publik.

Dëshmia e kompozitorit tashmë është pjesë e verifikimeve që po kryhen për të sqaruar rrethanat e vendosjes së kamerave, funksionimin e tyre dhe mënyrën se si materialet intime kanë përfunduar në qarkullim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.