Publikohet fotoja e dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku, që vranë dy veta në Velipojë
Janë publikuar fotot e dy vëllezërve që vranë dy kunetërit, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ditën e djeshme në Velipojë.
Dy vëllezërit, Gëzim dhe Edmir Frroku, kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmë jashtë hotelit që kanë në pronësi.
Shkak i ngjarjes u bë konflikti i disa javëve më parë, në fund të qershorit në hotelin e dy vëllezërve. Njëri prej kameriereve të hotelit pati një konflikt të çastit me kuzhinierin.
Krah kamerierit shkoi në ndihmë Ersild Ishmi dhe 33-vjeçari, duke kanosur me armë zjarri kuzhinierin. Pastaj, u largua nga vendngjarja duke hedhur edhe pistoletën.
Mirëpo, konflikti nuk mbeti me aq. Ishmi së bashku me kunatin e tij, Arsid Hoxha, u konflitkuan me pronarët e hotelit, dy vëllezërit Frroku, të cilët vranë dy kunetërit me armë zjarri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



