Punime nga sheshi Shqiponja te nënkalimi i Limuthit, ja do devijohet qarkullimi
Drejtuesit e automjeteve që lëvizin në aksin rrugor nga Sheshi “Shqiponja” drejt nënkalimit të Limuthit duhet të bëjnë kujdes gjatë ditëve në vijim, pasi në këtë segment do të nisin punimet infrastrukturore, të cilat do të shoqërohen me ndryshime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ndërhyrjet do të fillojnë më 13 nëntor 2026 dhe janë pjesë e projektit për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të segmentit që lidh Sheshin “Shqiponja” me nënkalimin e Limuthit.
Projekti parashikon një sërë ndërhyrjesh, mes të cilave ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, sistemimin dhe gjelbërimin e hapësirave përgjatë rrugës, instalimin e ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike deri në pikën e lidhjes me autostradën e re.
Si do të organizohet trafiku gjatë punimeve?
Për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturë, lëvizja e automjeteve do të pësojë kufizime të përkohshme. Sipas planit të menaxhimit të trafikut, do të devijohet njëra prej korsive të qarkullimit, ndërsa automjetet do të vijojnë të lëvizin në korsitë e tjera të disponueshme.
Kontraktori ka marrë përsipër organizimin e qarkullimit gjatë punimeve, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e masave të sigurisë për të shmangur rreziqet si për drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe për punonjësit që do të angazhohen në kantier.
ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve në terren.
Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e kushteve të infrastrukturës rrugore dhe të elementeve funksionale e estetike të këtij segmenti, ndërsa gjatë zhvillimit të punimeve pritet që drejtuesit e mjeteve të përballen me kufizime të përkohshme në qarkullim.
NJOFTIMI
Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor.
Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt.
Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.
Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




