Pushtimi rus i Ukrainës, OKB-ja do të mbajë seancë të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme
Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.
Rusia votoi kundër takimit, por sipas një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj këtij vendimi.
Rezoluta, e quajtur “Bashkimi për Paqe”, u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



