Pushuesit protestestojnë nê Velipojë: Ambulanca vonoi një orë
Një ditë pas mbytjes së 44-vjeçarit nga Kosova në Velipojë, dhjetëra pushues kanë protestuar në plazh.
Sipas protestuesve të cilët shumica ishin kosovarë, në rastin e djeshëm Urgjenca është vonuar mbi një orë.

“Për ata jemi këtu për të dhënë një mesazh. Sa herë vijmë këtu kemi humbje të njerëzve. Pushteti e ka këtë detyrë. Po bëjmë apel, më tepër ne po e mbajmë shtetin se ata ne. Mos na bëni më të na shkojnë njerëzit. Ne më këtu nuk vijmë nëse nuk marrin masa”, tha një protestues.
“Më ka ardhur shumë keq që ka shkuar për kujdes të mjekëve. Sepse Emergjenca është vonuar shumë. Ai ka pasur infarkt por mund të shpëtonte. Me sa di është vonuar më shumë se një orë. Shumë larg më duket për të ardhur Emergjenca, tha një pushuese tjetër nga Kosova.
Të zhgënjyer dhe të revoltuar, ata kanë kërkuar që në plazhe të ketë roje bregdetare, ose përndryshe do ta braktisin këtë plazh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



