E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëllohet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në detyrë
Lajme

Qëllohet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në detyrë

Një efektiv policie është plagosur pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytetet, teksa ishte në detyrë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Brendshme, efektivi i plagosur me iniciale E.A. ishte pjesë e një patrulle të “Shqiponjave” që ishte vënë në ndjekje të një personi të dyshimtë.

Në një moment, sipas të njëjtave burime, është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Efektivi i plagosur është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit, thuhet më tej në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.