E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëlloi motrën dhe e groposi në Malin me Gropa, Shkëlzen Buci mohon akuzat ‘live’ nga burgu: S’e vrava unë, nëse e kam bërë të më ekzekutojnë
Publik News

Qëlloi motrën dhe e groposi në Malin me Gropa, Shkëlzen Buci mohon akuzat ‘live’ nga burgu: S’e vrava unë, nëse e kam bërë të më ekzekutojnë

Lidhja me telefon

Shklëzen Buci, i dënuar për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, ka mohuar të jetë ai autori i këtij krimi makabër.

 

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, ka thënë se nuk e ka vrarë ai të motrën.

Prerazi ai thotë se nëse ai e ka vrarën është dakord që ta ekzekutojnë.

Ndërkaq i ka bërë thirrje të penduarit të dretësisë që të tregojë se kush janë autorët e vërtetë.

“Nuk e kam vrarë unë motrën time. I penduari të tregojë autorët e vërtetë. Nëse kam vrarë motrën të më ekzekutojnë”, ka thënë ai.

Shkëlzeni akuzohet se me urdhër të babait Faik Bucit, i ka ngritur kuth të motrës, e cila është joshur nga miku i tij për të krijuar lidhje intime dhe më pas një ditë është dërguar në Malin me Gropa ku dhe është vrarë e më pas është groposur. Pas 8 vitesh është zbardhur ngjarja dhe i penduari ka treguar gjithçka, si ka ndodhur vrasja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.