E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Qendrat e masazhit’, bordellot moderne të prostitucionit në Tiranë
Lajme

‘Qendrat e masazhit’, bordellot moderne të prostitucionit në Tiranë

Si po funksionon prostitucioni pas tabelës ‘Masazh’?

Nga masazh në seks për 100 mijë lekë: Skema që po lulëzon pa frikë

Thonë që prostitucioni në Shqipëri është rreptësisht i ndaluar, por realiteti flet një gjuhë krejt tjetër. Të kryesh marrëdhënie seksuale në këmbim të parave është kthyer në një proces tejet të thjeshtë dhe të aksesueshëm për këdo. Nëse në një artikull të mëparshëm folëm për fenomenin e eskortave VIP, sot po zbresim në një gradë më të ulët, por shumë më të përhapur në çdo lagje: qendrat e masazheve.

Tiranë, zbulohet qendra e masazhit e përshtatur për prostitucion, drejtohej nga një 19-vjeçar, në pranga menaxherja e qendrës dhe një punonjëse - Shqiptarja.com

Është një fakt që e dimë ne, e di policia, e dinë të gjithë—këto qendra po mbijnë si kërpudha dhe rëndom janë kthyer në shtëpiza të mirëfillta prostitucioni.

Guximi i këtyre bizneseve arrin deri aty sa reklamimi bëhet haptazi dhe pa asnjë filtër në rrjetet sociale. Faqet e tyre mbushen me njoftime joshëse të tipit “Staf i ri”, të shoqëruara me foto ku ekspozohen të pasmet e vajzave dhe numri i telefonit të biznesit.

Skema financiare brenda këtyre qendrave është e standardizuar dhe funksionon si një pazar i vërtetë.

Çapaçulja e Luizit”/ Masazhe që ofrojnë s*ks në Tiranë, policia bën një sy 'qorr'!

Tarifa zyrtare për një masazh është 40 mijë lekë të vjetra, ndërsa shërbimi seksual kushton 60 mijë lekë të tjera, duke e çuar totalin në 100 mijë lekë.

Në shumë raste, pazari mbyllet që në fillim dhe 100 mijë lekëshi paguhet sapo klienti shkel në recepsion. Më pas, zhvillohet një skenë e cila ngjan me një vitrinë të gjallë: 4 ose 5 vajza rreshtohen para klientit dhe ai zgjedh atë që i pëlqen më shumë. Ndarja e fitimeve është e qartë.

Çapaçulja e Luizit”/ Masazhe që ofrojnë s*ks në Tiranë, policia bën një sy 'qorr'!

Pronari merr 40 mijë lekëshin e masazhit, ndërsa 60 mijë lekë shkojnë për vajzën. E gjitha kjo ndodh në dijeni të plotë të pronarëve.

Gjithçka është aq e dukshme dhe e orientuar drejt seksit, saqë shumica e vajzave të punësuara aty nuk dinë as rregullat bazë të një masazhi të thjeshtë.

Për të fshehur këtë aktivitet të paligjshëm, këto qendra aplikojnë masa të rrepta sigurie. Sapo një klient futet brenda, atij i merret telefoni celular për të shmangur çdo mundësi filmimi, regjistrimi apo rrjedhjeje informacioni. Ndërkohë që biznesi dhe fitimet lulëzojnë, ata që po e vuajnë përditë këtë realitet janë banorët e lagjeve ku ndodhen këto biznese.

Pranë redaksisë sonë kanë mbërritur denoncime të shumta nga qytetarët, të cilët ngrenë shqetësime serioze për zhurmat, muzikën e lartë dhe trafikun e pazakontë njerëzor. Nuk është aspak normale për një qendër të thjeshtë masazhi të ketë një fluks ku hyjnë e dalin përditë rreth 30 burra.

Ky është realiteti i heshtur por i zhurmshëm i rrugëve tona, një aktivitet ilegal që maskohet si shërbim mirëqenieje, por që funksionon si bordello në mes të ditës.

Por pavarësisht dyerve të mbyllura dhe sekuestrimit të telefonave të klientëve, asgjë nuk mund të mbetet e fshehtë.

“Publik Media” ka të regjistruar tashmë, si pjesë të një investigimi të thelluar me audio dhe video, prova të pakontestueshme që tregojnë qartë me zë dhe figurë se si funksionojnë të gjitha skemat e masazheve në Shqipëri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.