E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëndrimi për 5G, shpërblehet nga SHBA me ndërtimin e HEC-it të Skavicës
Publik News

Qëndrimi për 5G, shpërblehet nga SHBA me ndërtimin e HEC-it të Skavicës

“Për dy javë i rashë këmbë e kryq Europës,  por jam i lumtur që më të mirën lashë për në fund” tha ai.

Ai falenderoi qeverinë shqiptare për qasjen ndaj 5G dhe rreshtimin përkrah shumë vendeve të tjera të NATO-s në rrjetin e pastër.

“Kërcënimi i privatësisë së të dhënave intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë, Partia komuniste kineze. Mbështetja juaj e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë. Është një model. Ashtu si zyrtarët e NATO dhe BE-së me të cilët kam folur e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët.

Rregullat e BE për 5G janë zhvilluar për këtë arsye. Rrjeti i pastër përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumë vjeçare të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar njerëzish dhe kompanish. Deri tani mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër.

Janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete që shërbejnë si mundësi për të survejuar vende të tjera. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër. Shqipëria është bashkuar me valën e rrugës së pastër dhe ne jemi të kënaqur”.

Pikërisht ky qëndrim duket se do të hapë dhe rrugën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes SHBA-BE dhe shtimin e investimeve amerikane në vendin tonë, duke nisur me ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Krach tha se rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, do krijojë vende të reja pune, ndërsa e quajti Skavicën një projekt historik.

“Ky është një hap i rëndësishëm për shtrirjen e bashkëpunimit dhe investimeve amerikane. Është projekt i rëndësishëm, nuk mund të kishte zgjedhur partner më të mirë për ndërtimin. Skavica do ti sjellë Shqipërisë energji shtesë. Ky projekt historik do jetë pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë”.

Shqipëria dhe SHBA nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik, një hap madhor në marrëdhëniet mes dy vendeve, që e bën Shqipërinë një adresë të besueshme për investimet amerikane.

Bashkëpunimi strategjik për rrjete digjitale të sigurta, zhvillimi i burimeve hidrike dhe përpunimi i gazit të lëngshëm janë në interesin e përbashkët të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.