E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria  rrit në  14,2 miliardë lekë pagesat për 11 kontrata koncesionare të PPP-ve, ul buxhetin për Bujqësinë
Lajme

Qeveria rrit në 14,2 miliardë lekë pagesat për 11 kontrata koncesionare të PPP-ve, ul buxhetin për Bujqësinë

Rreth 7 miliardë euro është parashikuar buxheti i vitit që vjen, ose rreth 300 milionë euro më shumë se viti 2023. Sakaq, në projektbuxhetin e depozituar në Kuvend janë parashikuar 14,2 miliardë lekë vetëm për 11 kontrata koncesionare, nga rreth 13 miliardë lekë që ishin pagesat e bëra në vitin e kaluar.

Ndërsa vëmë re një ulje të ndjeshme për fondet e disa sektorëve të rëndësishme si Bujqësia dhe Infrastruktura.  Konkretisht, në vitin 2024 për Bujqësinë do të jepen 14.1 miliardë lekë, nga 15.6 miliardë lekë që ka këtë vit që ju rritën me aktin normativ që rishikoi buxhetin e vitit 2023.

Kjo ndarje duket se po hedh më shumë para tek ato zëra që deri më sot kanë qenë risk i lartë për ekonominë dhe ka lënë në hije sektorët që  na kanë ndihmuar në ekonomi.

Ekspertët e  ekonomisë  shprehen se shtimi i buxhetit për koncesionet dhe reduktimi i fondit të bujqësisë ndodhi në kohën e gabuar, për shkak se koncesionet na shkaktojnë risk dhe bujqësia ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, duke qenë se nuk kemi më as fondet  IPARD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.