E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria e Holandës mban dyert e mbyllura për Shqipërinë: Ka ende një rrugë të gjatë
Bota

Qeveria e Holandës mban dyert e mbyllura për Shqipërinë: Ka ende një rrugë të gjatë

Qeveria holandeze nuk është e interesuar në negociatat e pranimit në BE të Shqipërisë, ndërsa për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën e hapur.

Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok e bëri këtë të qartë ndërsa u shpreh se “ka ende rrugë të gjatë për të bërë”.

 

“Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë”, tha Blok, ndërsa u shpreh më pozitiv në lidhje me Maqedoninë Veriore.

“Hapa të mirë janë marrë atje, por ka ende punë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Mediat vendase referuar Blok shkruajnë se Dhoma e Ulët e parlamentit është e ndarë për zgjerimin. D66, PvdA dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. PS dhe PVV janë kundër. CDA beson se Shqipëria nuk është e gatshme.

VVD është më pozitive për Maqedoninë Veriore, por ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.