Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të Triportit Vlorë me vlerën 44,9 milionë euro
Kohëzgjatja e kontratës është 10 vjet dhe investimi do të bëhet nga koncesionari, tha ministria në një njoftim tenderi të publikuar nga agjencia e prokurimit publik, të martën, 11 gusht.
Vetëm vlera e punimeve ndërtimore është 38.9 milion euro.
Qeveria do t’i bëjë pagesa kontraktorit pas dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më herët se viti 2025. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 17 shtator. Porti i peshkimit ndodhet në pjesën qendrore-jugore të bregdetit shqiptar, rreth 2 kilometra në veriperëndim të Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



