E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria i rikthen universitetit të deputetit  të PS, Laert Duraj dhënien e gradave “Prof. Dr.”
Lajme

Qeveria i rikthen universitetit të deputetit të PS, Laert Duraj dhënien e gradave “Prof. Dr.”

Pas lejes së ndërtimit për kulla dhe “pastrimin” e letrave të pronësisë së truallit te ish-godina e Universitetit Europian, miqësia dhe interesat mes Edi Ramës e Henri Çilit janë shtuar e forcuar me një pazar tjetër në sektorin pasuniversitar.


Me Urdhër nr. 178, datë 4 prill 2022, Ministria e Arsimit ka lejuar universitetet shtetërore, të fillojnë studimet e Ciklit të Tretë që janë doktoraturat për pedagogët e të interesuar të tjerë që duan të bëjnë karrierë në arsim, politikë, drejtësi e administratë publike.

Por në shkelje të Ligjit nr. 80/2015, datë 22 korrik 2015 “Për Arsimin e Lartë”, leja për gradat shkencore, i është dhënë dhe universitetit privat “UET” të Henri Çilit, të cilin e ka në ortakëri me deputetin e PS, Laert Duraj, ish-Drejtor i “Posta Shqiptare” deri në muajin mars 2021.

Me këtë leje, që pa dyshim është dhënë me urdhër të Ramës, duke filluar nga viti i ri akademik, universiteti punishte diplomash i xhamabazit Henri Çili, do ri-fillojë të prodhojë dhe kartona me tituj “Prof. Dr.”, kundrejt çmimit 8 mijë Euro, ose dyfishi i tarifës në universitetet shtetërore.

Universiteti Europian i Tiranës e ka pasur lejen për dhënie doktoraturash qysh prej muajit mars 2011, kur Sali Berisha ua hoqi gjithë universiteteve shtetërore dhe ia dha si monopol vetëm Henri ÇIlit, i cili 1 karton “Profesor Doktor” e shiste 5500 USD.

Në muajin tetor 2014, Ministria e Arsimit ushtroi kontroll në Universitetin Europian të Tiranës, ku konstatoi mashtrime me dosjet e studimeve “Doktorant”, numri i të cilave ishte 443 “Prof. Dr.” në vit, të cilët nuk mbushnin trurin me dije, por mbushin xhepat e Henri Çilit e Laert Durajt dhe merrnin kartonët.

Prej skandalit të rëndë, ministria ia hoqi të drejtën e dhënies së gradave, mirëpo tani ia dha përsëri, gjë që e fakton dhe njoftimi i datës 4 qershor 2022 në faqen UET, për nisjen e programit të doktoraturave.

Këto doktoratura, do jepen për degët Ekonomik, Shkenca Politike, Edukim, Psikologji, Sociologji etj., ku nuk ka rëndësi se sa di, por sa paguan mbi tarifën që ka vendosur Henri Çili, mbasi këtë vit do jenë vetëm 18 fitues të titullit “Doktor”, ndërsa aplikues janë 320 persona.

Është kërkesë- ofertë si në treg me pak mallra; për më tepër që Henri Çili dhe ortaku i tij, deputeti i PS, Laert Duraj e njohin mirë këtë pazar me diplomat e gradat shkencore

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.