E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria Kurti, me ‘dy vija të kuqe’ për dialogun Kosovë-Serbi
Bota

Qeveria Kurti, me ‘dy vija të kuqe’ për dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës ka vënë dy vija të kuqe në dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: temë e dialogut nuk mund të jenë çështje që lidhen me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe nuk do të dialogohet as për çështje që lidhen me rregullimin dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës.

Një përcaktim i këtillë është shprehur në Programin Qeverisës, të miratuar në mbledhjen e së premtes, e në të cilin janë identifikuar dy temat që refuzohet të vihen në tryezën e negocimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështetur në këtë, në prag të fazës së negociatave që për synim kanë marrëveshjen përfundimtare, ekzekutivi është pozicionuar kundër çfarëdo “korrigjimi të kufirit”, pro të cilit ishte presidenti Hashim Thaçi, e edhe kundër Asociacionit të Komunave Serbe, mekanizëm që Serbia insiston që të ketë kompetenca ekzekutive.

“Karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm”, thuhet në Programin e Qeverisë, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”. “Krijimi i një pushteti të tretë administrativ për vendbanime me popullsi të veçanta etnike është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, nuk do të përkrahet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.