E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria miraton shtesën e huasë më Bankën për Rindërtim, për ORIKUMIN dhe KSAMILIN
Publik News

Qeveria miraton shtesën e huasë më Bankën për Rindërtim, për ORIKUMIN dhe KSAMILIN

Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë shtesën e huasë më Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, bëri me dije se me këtë shtesë do të ndërhyehet në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit për komponentët e rikualifikimit urban, përmirësimit të infrastrukturës dhe ndërhrjes në sitet turistike.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.

Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urabane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë”, tha zëvendësministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.