E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria NEGOCIATA me koncesionarin: Tarifa për banorët vendas 2 €URO
Lajme

Qeveria NEGOCIATA me koncesionarin: Tarifa për banorët vendas 2 €URO

Mësohet se gjatë ditëve të fundit qeveria ka zhvilluar disa takime me përfaqësues  të konvcensionarit që to të zbatojë vjeljen e taksës në Rrugën e Kombit. Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama në bisedime janë përfshirë disa ministra të qeverisë.

Burime pranë këtyre bisedimeve pohuan se i gjithë fokusi është tek tarifa që do të duhen të paguajnë banorët lokal përmes sistemit të abonesë. Të njëjtat burime sqarojnë se në tryezën e bisedimeve është hedhur ideja e tarifës 2 euro vetëm për banorët vendas të cilët kanë frekuencë të lartë qarkullimi në këtë autostradë.

Megjithatë asgjë nuk është vendosur ende dhe çfarë do të arrihet nga bisedimet me koncesionarin do të bëhen publike nga qeveria në ditët në vijim. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një konference për shtyp se për banorët e zonave të Kukësit do ketë një sistem të posaçme pagese i cili do marrë 6 muaj kohë për identifikimin e përdoruesve të rregullt të rrugës.

Kreu i qeverisë tha se firma koncesionare do aplikojë abone për automjetet e banorëve të zonave përreth të cilët kalojnë më shpesh në autostradë, ndërsa deklaroi se tarifa 5 euro mbetet e panegociueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.