Qeveria pezullon koncesionin 120 milionë euro
Ministria e Shëndetësisë pezullon koncesionin e check up, për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi nga koronavirusi.
Mësohet se kontrata 120 milionë euro është pezulluar përkohëshisht pasi në një kohë që vendi është në emergjencë askush nuk shkon në qendrat shëndetësore për të bërë kontroll apo siç quhet ndryshe check up.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë lajm apo periudhën e pezullimit të kontatës.
Më herët, gjatë mbrëmjen së sotme Partia Demokartike përmes Albana Vokshit i ka kërkuar qeverisë që të anulojë koncesionin korruptiv të check uop, sipas saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



