E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria vendos kushte për studentët që fitojnë bursa: Duhet të punoni në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit
Publik News

Qeveria vendos kushte për studentët që fitojnë bursa: Duhet të punoni në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit

Numri i studentëve të regjistruar në universitete publike dhe private ka rënë ndjeshëm këtë vit. Edhe pasi mbyllin studimet, shumë studentë ekselentë e jo vetëm zgjedhin që të vazhdojnë jetën e tyre jashtë vendit.

Për të mbajtur “peng” studentët që të mos largohen nga vendi menjëherë pas studimeve qeveria ka gati planin e radhës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar ditën e sotme se studentët që pajisen me bursa studimi me vlerë sa paga minimale do të duhet të qëndrojnë e të punojnë të paktën tre vite në vendin tonë pas diplomimit.

87% e studentëve ekselentë kanë vendosur të studiojnë këtu në vendin tonë. Në bashkëpunim me universitetet po punojmë për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe që Shqipëria të mos rrezikojë që shumë prej jush t’i ketë larg. Kemi ofruar bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentë të shkëlqyer edhe për ata studentë që kanë zgjedhur programet prioritare apo ata që kanë fituar olimpiada ndërkombëtare. Por ama kemi vendosur një kusht që pas diplomimit të vazhdoni të qëndroni këtu të punonin edhe për të paktën tre vite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.