E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
QSUT tregon gjendjen e nxënësve të helmuar nga gazi në Tiranë: Janë rreth moshën 15 vjeç, me parametra jetësorë stabël
Publik News

QSUT tregon gjendjen e nxënësve të helmuar nga gazi në Tiranë: Janë rreth moshën 15 vjeç, me parametra jetësorë stabël

QSUT jep njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të nxënësve të një shkolle private në Tiranë, në lagjen “Don Bosko”, të cilët mëngjesin e sotëm janë helmuar nga rrjedhja e gazit dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas njoftimit, 3 pacietë janë paraqitur në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme dhe 3 të tjetrë në në Urgjencën e Pediatrisë. Ata janë intoksikuar por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me gjendjen shëndetësore të nxënësve të intosikuar në një shkollë dhe që janë paraqitur ne QSUT:

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.