Qytetarët i ankohen kryeministrit Rama; Pensionet i rrite pak, çmimet në stratosferë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online përmes Facebook-ut, ku ka marrë disa prej komenteve të qytetarëve mbi problematikat në vend. Një prej qytetarëve i “ankohet” kryeministrit për indeksimin e pensioneve për herë të dytë.
Sipas qytetarëve, indeksimi i pensioneve në këtë normë, nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Këtë e ka pranuar edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se rritja e pensioneve nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Ai tha se rritja e pensioneve është më e madhe se sa më parë.
Kreu i qeverisë shtoi se ndihma për qytetarët e sidomos për pensionistët do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm.
Rama: Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tim të përditshëm, si t’u gjendemi më pranë. Sado ne t’i ngremë pensionet, asnjëherë nuk do mund t’ia themi vetes, që kemi bërë mjaftueshëm. Por fakti është se ne kemi ndërhyrë për herë të parë në gjithë historinë e këtyre 30 viteve për të riindeksuar pensionet dy herë brenda një viti. Po t’i referohemi situatës në aspektin e numrave, ne kemi një rritje afro 10 përqind krahasuar me më parë.
Kemi bërë dy indeksime, një në muajin prill dhe tjetrin, duyke nisur nga muaji tetor që t’i gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni në ushqimet bazë. Ajo që është fakt, është që pensioni është rritur me 15 mijë lekë në krahasim me atë ku ishte. Është shumë më shumë se ajo që ishte, në krahasim me një situatë të tillë. Çdo rritje është e rëndësishme.
Shqipëria po e mban nën një kontroll relative inflacionin në raport me vendet e tjera. Në rajon kemi nga Kosova 13%, tek Serbia 13 %. Në totalin e vetë, në 8 muaj, inflacioni në Shqipëri është sërish njëshifror, 6. pak %. Nuk janë shifra të mia, janë të Eurostat. Patjetër që duhet bërë më shumë, por ka dhe një element tjetër, rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes, është një rritje e qëndrueshme, pra nuk është një paketë që ka një afat. Konsolidohet më tutje në vitin e ardhshëm, ku do të bëjmë indeksime.
SIGURIA
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari gjatë komunikimit në Facebook lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë.
Kreu i qeverisë u shpreh se prej ardhjes së socialistëve në pushtet, është përgjysmuar numri i vrasjeve brenda një viti.
Rama: Ne nuk kemi humbje jetësh çdo 24 orë. Kemi pasur disa probleme me vrasje të sëkëlldisshme në muajin gusht. Kemi pasur një kohë kur në Shqipëri vriteshin rregullisht mbi 100 persona në vit. Në 2012 janë vrarë 112 persona. Ne e kemi ulur në përgjysmim numrin e vrasjeve në Shqipëri. Jemi në vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit. Ne duhet të bëjmë akoma më shumë. Nuk them se vrasjet t’i marrim të mirëqena. Nuk ka vend ku nuk ka vrasje. Do të përmirësojmë statistikat në sensing e pozicionit tonë. Ne jemi në mesataren e kontinentit tonë. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej emri. Sot jemi më mirë se disa vende, për të mos u kthyer në humor. Nuk jemi më mirë se disa vende në rajon. Ka edhe më mirë, por do synojmë çdo ditë e çdo natë. Kjo e tregon jo vetëm tërësia e fakteve, por që Shqipëria turistike tregoi këtë vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



