Qytetarët kanë frikë t’i drejtohen spitaleve Covid: Mos shkoni atje se i mbysin të vjetrit
Qytetarët kanë frikë t’i drejtohen spitaleve Covid.
Kështu tha gazetari Erjon Skëndaj, i cili ka pyetur disa qytetarë që janë në pritje përpara Infektivit, ku po kujdesen për të afërmit e tyre.
Një qytetar nga Fushë-Kruja tha se ka ardhur nga Italia për të sjellë babain në spital sepse e ëma kishte frikë.
Ai thekson se ka dalë nami se të vjetrit i mbysin në spital.
“Jam nga Fushë-Kruja, dua të bëj një apel. Për shumë gjana populli të kuptojë se Covidi nuk kurohet në shtëpi. Ai që e provon e beson. Populli të marrë masat, të mos bëjë grumbullime, si dasma dhe morte. Kam babain të shtruar në spital, isha i detyruar ta sillja babën këtu se nuk gjeja oksigjen me e ble.
Ndejti në shtëpi 10 ditë, do ishte më mirë po të vinte në spital më herët. Unë isha në Itali, mama ime nuk pranonte ta sillte këtu, se ka dalë nami se po shkove në spital i mbysin këto të vjetrit. Unë them jo: Shëndetësia është humane, duhet të jetë humane dhe jo komerciale. Kam dëgjuar fjalë, nuk e di sa e vërtetë është, unë them që spitali duhet të jetë për njerëzit”, u shpreh ai për news 24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



